Flash

Deklaratat e Dodik, Rama: I befasuar nga mungesa e reagimit nga BE

Lapsi.al 31 October 2023
Deklaratat e Dodik, Rama: I befasuar nga mungesa e reagimit nga BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të entitetit boshnjak, Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili tha se brenda këtij shekulli, serbët duhet të formojnë në shtet të vetëm, pjesë e të cilit të jetë dhe Mali i Zi.

Përmes një postimi në Tëitter, ai ka deklaruar se kanë kaluar tri ditë që nga këto deklarata nxitëse dhe ka pasur një mungesë reagimi nga partnerët nga Bashkimi Europian.

Sakaq, Rama shpreson që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, ka shkruar ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI