Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Lapsi.al 31 October 2023
Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati thotë se mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të ketë një shtensionim të marrëdhënieve. Në një intervistë për RTK, ai thotë se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, ndërsa Kosova duhet ta shohë Shqipërinë si derë të parë për të trokitur.

“Ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës. Fakti që them, do të thotë se ka vend për përmirësim në këtë pikë. Sikundër që Kosova duhet ta shohë Tiranën, Shqipërinë, si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo për të marrë një ide. As e para e as e dyta nuk ka ndodhur. Fakti që nuk ka ndodhur as e para, as e dyta do të thotë që ka nevojë për kapilarizim shumë më të madh të këtij raporti, ka nevojë për shtensionim të raporteve ndërqeveritare”, deklaroi Bushati, derisa shtoi se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë të shkëlqyera, sepse jemi degë të një trungu”, - tha Bushati.

Ai thotë se është një qasje e gabuar nga ana e Bashkimit Evropian për të emëruar një përfaqësues të posaçëm për të përfaqësuar dialogun Kosovë - Serbi.

“Ne nuk jemi Lindje e Mesme, ne nuk jemi Amerikë Latine, ne nuk jemi Afrikë, nuk jemi Azi. Ne jemi një territor evropian, ne jemi kopshti para Bashkimit Evropian dhe në rast se ka një çështje prioritare në kuptimin e projektimit të Bashkimit Evropian, si një fuqi e madhe në atë lojën e madhe të shahit gjeopolitik, mesë fuqive tjera, SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil e kështu me radhë është përfundimi i proceseve të shtetësisë dhe evropianizimi i këtij rajoni, që është gjeografikisht në Evropë”, - thotë ish-kryediplomati.

Sipas tij, nuk ka punë më të rëndësishme për shërbimin e jashtëm të Bashkimin Evropian sesa konsolidimi dhe evropianizimi i këtij territori i këtij rajoni, që quhet Ballkani Perëndimor, prandaj mesazhi politik është i gabuar, në emrin e përfaqësuesi special për këtë çështje. Duke folur për marrëveshjen e Asociacionit në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, ai thotë se pikënisja për Asociacionin duhet të nisë me njohjen e autoritetit të shtetit të Kosovës, nga komuniteti serb.

“Për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, logjika ime thotë se pikënisja duhet të vijë nga njohja e autoritetit të shtetit të Kosovës dhe këtu kemi precedentin e Kroacisë, pra duhet të njihet autoriteti i shtetit nga njerëzit e komunitetit, në rastin në fjalë, serb, që do të përbëjë këtë asociacion dhe mënyra se si kjo gjë do të përkthehet në tërësinë e angazhimeve”, - thotë Bushati.

“Gjëja më e rëndësishme është pika më përcaktuese për të ardhmen e funksionimit, jo thjeshtë të Asociacionit, por në radhë të parë të shtetit të Kosovës. Pse them pikërisht Kroacinë, sepse ne duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë në rajonin tonë, si kundër edhe komunitetit ndërkombëtar, duhet të nxjerrë mësime nga gabimet që janë bërë në këtë drejtim”, - deklaroi Bushati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI