Flash

VIDEO/ Janë pjesë e Shqipërisë, por “shëndetësinë falas” e marrin në Kosovë

Lapsi.al 30 October 2023
VIDEO/ Janë pjesë e Shqipërisë, por

I përkasin njësisë administrative të Shishtavecit në Bashkinë e Kukësit, por thuajse të gjitha shërbimet dhe tregtinë e kryejnë me komunën e Dragashit në Kosovë. Ky është realiteti i mbi 820 banorëve të fshatit Borje, të cilët e kanë të pamundur të lidhen dhe të marrin shërbime në Kukës për shkak të rrugës tejet të amortizuar.

Në këto kushte, ato detyrohen të kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të vajtur në Kukës vetëm për çështje dokumentacioni. Pasi punët dhe shërbimet e përditshme i mbarojnë në Dragash.

“Rruga është shumë e mirë në Dragash, bëjmë pazarin, shesim edhe patate. Kurse në Kukës nuk është rruga e mirë. Është katastrofë”, thotë një banore e zonës për A2 CNN. “Shteti s’ka vendos dorë hiç”. “Deputetët na i bëjnë fushë me lule, por kur vjen puna, na harrojnë. Kosova na jep edhe punë”, thotë një tjetër.

Situata është e njohur edhe për kryetarin e komunës së Dragashit në Kosovë, i cili shprehet se institucionet e kësaj komune kanë hapur dyert për banorët e zonës kufitare në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë apelon që institucionet shqiptare t’i hedhin sytë nga kjo zonë.

“Janë fshatra të cilat jetojnë në kushte mizerje. Një apel qeverisë shqiptare, të investojë më shumë në këtë pjesë”, thotë për A2 CNN, Bexhet Xheladini, kryetar i komunës Dragash. “Ne u kemi mundësuar të gjitha shërbimet shëndetësore, pa pagesë”.

Kryekomunari i Dragashit, shpreson qe vitin e ardhshëm banorët e zonës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, të lëvizin akoma më lirshëm në një distancë deri në 30 km në brendësi të kufirit të të dy vendeve, pa qenë të detyruar të paraqiten në pikat e kalimit kufitar, por vetëm duhet të mbajnë me vete një dokument identifikimi./A2 CNN

https://www.youtube.com/watch?v=BcGn7fu7QGM&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fa2news.com%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Të këshilluara

Grushta në Parlament, mbyllet seanca

Seanca plenare është mbyllur vetëm pas 400 minuta, pasi nisi. Kjo ka ardhur për shkak të kaosit që ndodhi në Kuvend nga deputetët opozitarë. Shkak për tensionet...

18:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI