Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Mrekullia e 8-të e Lionel Messi, shpallet fituesi i “Topit të Artë”

Lapsi.al 30 October 2023
Mrekullia e 8-të e Lionel Messi, shpallet fituesi i “Topit të

U shpall në Paris fituesi i trofeut prestigjioz “Topi i Artë” në edicionin e tij të 67-të. Lionel Messi u shpall fitues i këtij trofeu për herë të 8-të në karrierën e tij duke u bërë futbollisti më i vlerësuar në botë. Rivalë të tij këtë vit ishin Kylian Mappe dhe Erling Halaand.

Sulmuesi i Manchester City u rendit i dyti ndërsa francezi i PSG-së u rendit në vendin e tretë. Kevin De Bruyne mbeti në vendin e katërt. Në këtë mënyrë argjentinasi ka shkruar emrin e tij në listën e fituesve të këtij trofeu si askush tjetër.

Sezonin e fundit, 36-vjeçari argjentinas shënoi 42 gola dhe realizoi 26 asiste në 56 ndeshje në total. Përveç titullit të kampionit të fituar në Ligue 1 si dhe të Superkupës së Francës, argjentinasi udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Kupën e Botës “Katar 2022”, të parën në karrierën e tij si futbollist.

Ai u zgjodh edhe si futbollisti më i mirë i turneut. Trofeu i “Topit të Artë” iu dorëzua nga ish-futbollisti anglez, David Beckham.

"Do të doja të falënderoja Diegon Maradonën për ditëlindjen e tij. Nuk do të kishte vend më të mirë për ta uruar se sa ky në këtë ditë. Gëzuar ditëlindjen Diego" - ishin fjalët e Leos pas marrjes së trofeut. “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më votuan. E ndaj këtë trofe me bashkëlojtarët e mi në kombëtare. Është një dhuratë për të gjithë Argjentinën".

Më pas foli për Haaland i cili sipas tij “pati një vit spektakolar. Unë shoh shumë të rinj dhe jam i sigurt se ata do të na japin futboll të madh". ©LAPSI.al

https://twitter.com/ballondor/status/1719104753093755246?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719104753093755246%7Ctwgr%5E011885e2413ce2de379534f62a997c7390c54cb5%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flionel-messi-mrekullia-e-tete-e-botes%2F

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI