Flash

Izraeli paralajmëron: Operacionet tokësore në Gaza do të përshkallëzohen

Lapsi.al 30 October 2023
Izraeli paralajmëron: Operacionet tokësore në Gaza do të

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), admirali Daniel Hagari ka dhënë një përditësim mbi konfliktin dhe operacionin tokësor në Gaza. Hagari thotë se forcat po vazhdojnë gradualisht në Gaza si pjesë e operacionit tokësor dhe ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me luftëtarët e Hamasit, shkruan SkyNews.

Ai gjithashtu paralajmëron se aktivitetet do të përshkallëzohen dhe trupat janë vënë në gadishmëri të lartë përgjatë kufirit verior

“Aktivitetet dhe operacionet tona do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen sipas fazave të luftës. Ky është një operacion i zgjeruar tokësor në brez. Forcat tokësore, tanket, forcat e këmbësorisë, forcat e blinduara po lëvizin drejt terroristëve. Terroristët u grupuan së bashku në zona të caktuara për të synuar forcat tona dhe ne i sulmojmë nga ajri, kështu arritëm të sulmonim dhe të shënjestronim 20 terroristë. Ka gjithashtu kontakt të drejtpërdrejtë midis forcave tokësore dhe terroristëve. Luftimet po vazhdojnë brenda Rripit të Gazës.", tha Hagari.

Izraeli ka nisur një fushatë masive të bombardimeve ajrore të Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar të grupit palestinez Hamas në territorin izraelit më 7 tetor. Më shumë se 9,400 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 8,005 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe mbi 1,400 izraelitë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari njoftoi të shtunën se forcat izraelite po zgjeronin operacionet e tyre dhe po kalonin në "fazën tjetër të luftës sonë kundër Hamasit", e cila përfshin operacionet tokësore. 2.3 milionë banorët e Gazës po përballen me mungesën e ushqimit, ujit, karburantit dhe ilaçeve për shkak të bllokadës së Izraelit.

Të këshilluara

Arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Mëngjesin e kësaj të hëne, është vënë në pranga ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku. Gjatë ditës së djeshme pati një konflikt mes disa persona...

09:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI