Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Izraeli ka mbi 5 mijë të burgosur palestinezë, refuzon shkëmbimin me pengjet e Hamasit

Lapsi.al 30 October 2023
Izraeli ka mbi 5 mijë të burgosur palestinezë, refuzon

Janë 5200 të burgosur palestinezë që thuhet se mbahen në burgjet izraelite. Mes tyre janë 333 gra dhe 170 të mitur. Shifra daton në periudhën para sulmit të Hamasit më 7 tetor, por sipas zyrtarëve palestinezë mund të ketë shumë më tepër robër. Kombet e Bashkuara kanë zbuluar se rreth 1 milion palestinezë janë arrestuar që nga viti 1967, kur Izareli pushtoi Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. 1 në 5 persona është vënë në pranga të paktën një herë, por për meshkujt shifra dyfishohet. Yahia Sinwar, lideri i Hamasit ka propozuar lirimin e më shumë se 200 pengjeve izraelite në këmbim të të arrestuarve, por për ushtrinë e tel Avivit ky do të ishte "terrorizëm psikologjik".

TgCOM shkruan se ka 19 burgje brenda Izraelit, ndërsa një tjetër ndodhet në Bregun Perëndimor. Janë 1264 të burgosur administrativë palestinezë, pra ata që qëndrojnë pas hekurave për një kohë të pacaktuar dhe pa u përballur me gjyqin. Ekziston edhe mundësia për t'u arrestuar për marrjen e "provave sekrete". I akuzuari do të kalonte vite të tëra në burg teksa Izraeli do të vazhdonte të mblidhte informacione ndërkohë që do të shtynte procedurat.

Organizata palestineze për të drejtat e të burgosurve, “Addameer” e përshkroi sistemin izraelit të burgjeve si një "makinë komplekse ligjesh dhe procedurash të krijuara për të vrarë". Që nga viti 2000, në kohën e “Intifadës së dytë” më shumë se 12 mijë fëmijë palestinezë janë arrestuar. Për Addameer kjo është një “modus operandi” e përdorur për të ndëshkuar popullatën. Shoqata “Save the Children” ka zbuluar se të miturit i nënshtrohen abuzimit fizik dhe psikologjik në burgje, merren në pyetje pa praninë e prindit dhe shfrytëzohen si informatorë.

Gratë thuhet gjithashtu se i nënshtrohen "trajtimit mizor dhe çnjerëzor" nga forcat izraelite. Kjo u zbulua nga një raport i fundit për gjendjen e të burgosurve nga organizata joqeveritare palestineze, i cili nxjerr në pah format e ndryshme të dhunës, përfshirë edhe ato seksuale, të vuajtura nga të burgosurit.

“Të burgosurit i nënshtrohen urisë dhe etjes dhe nuk mund të marrin ilaçet e tyre, veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundje kronike që kërkojnë trajtim të rregullt. Situata përkeqësohet kur administrata e burgut ndërpret ujin dhe energjinë elektrike", - thotë Qadura Fares, kreu i Komisionit për Çështjet e të Burgosurve të Autoritetit Palestinez.

Parlamenti izraelit, Knesset, planifikon të miratojë një projekt-ligj që do të lejojë të burgosurit e rinj të pranohen në burgje përtej kapacitetit të tyre ligjor. Të burgosurve do t'u jepet një dyshek në dysheme vetëm nëse nuk ka shtretër dhe vetëm për "periudha të shkurtra". Rritja e numrit të palestinezëve të burgosur që nga fillimi i luftës "ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të mbipopullimit të objekteve të burgjeve, në mënyra që nuk lejojnë respektimin e dispozitave të ligjit". Në vitin 2017, Gjykata e Lartë udhëzoi Izraelin që t'i sigurojë çdo të burgosuri hapësirë prej të paktën 3.5 metra katrorë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grushta në Parlament, mbyllet seanca

Seanca plenare është mbyllur vetëm pas 400 minuta, pasi nisi. Kjo ka ardhur për shkak të kaosit që ndodhi në Kuvend nga deputetët opozitarë. Shkak për tensionet...

18:16

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI