Flash

Harris: SHBA nuk ka ndërmend të dërgojë trupa luftarake në Izrael apo Gaza

Lapsi.al 30 October 2023
Harris: SHBA nuk ka ndërmend të dërgojë trupa luftarake

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, përsëriti se SHBA nuk ka "asnjë qëllim apo plan për të dërguar trupa luftarake në Izrael ose Gaza". Në një intervistë në programin televiziv 60 Minuta të CBS, Harris saktësoi se SHBA po i ofron shtetit hebre këshilla, pajisje dhe mbështetje diplomatike.

"Izraeli pa dyshim ka të drejtë të mbrohet. Thënë kjo, është shumë e rëndësishme që të mos ketë konfuzion midis Hamasit dhe palestinezëve. Rregullat e luftës duhet të respektohen dhe ndihma humanitare duhet të arrijë", tha Harris.

Nënkryetari i SHBA-së përsëriti gjithashtu se Amerika dëshiron të parandalojë përshkallëzimin e konfliktit, duke paralajmëruar edhe një herë Iranin që të mos përfshihet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI