Flash

Egjipti refuzon kërkesën e SHBA-ve për të strehuar palestinezët

Lapsi.al 30 October 2023
Egjipti refuzon kërkesën e SHBA-ve për të strehuar

Egjipti nuk ka rënë dakord të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pavarësisht përpjekjeve intensive të Perëndimit. Lajmi u konfirmua nga një postim i presidentit Biden në X, ku ai shprehet se pas bisedës me homologun egjiptian, Abdel-Fattah El-Sisi, është rënë dakord për “të punuar së bashku dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve, respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe garancitë se palestinezët e Gazës të mos zhvendosen në Egjipt apo ndonjë vend tjetër”.

Egjipti është në kufi me Gazën dhe është parë që në krye të herës si mundësi për zhvendosjen e palestinezëve. Por ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmin në këtë zonë, Egjipti refuzon me këmbëngulje të hapë kufijtë për civilët palestinezë.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe vendet e tjera arabe, duke e vënë theksin te arritja e një marrëveshjeje paqeje, e ngritur mbi opsionin e zgjidhjes me dy shtete.

“Egjipti nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin e tij”, tha El-Sisi në një deklaratë të publikuar të dielën nga presidenca egjiptiane, të cilës i referohet Bloomberg.

Egjipti po përpiqet të marrë rolin e mediatorit mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA e konsideron organizatë terroriste.

Sipas përllogaritjeve të OKB-së, më 24 tetor, nga Gaza, rreth 1.4 milionë njerëz ishin zhvendosur brenda territorit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI