Flash

Berisha: Edi Rama, flamuri i zi i korrupsionit në Shqipëri

Lapsi.al 30 October 2023
Berisha: Edi Rama, flamuri i zi i korrupsionit në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për gazetarët jashtë sallës Kuvendit, për përplasjen që u krijua midis deputetit Bledion Nallbati dhe Vullnet Sina, ndërsa shtoi edhe çështjen e refuzimit të ngritjes së Komisioneve Hetimore të propozuara nga opozita.

Berisha tha se kjo e drejtë i mohohet opozitës, për shkak se kryeministri Rama, sipas tij “ka vendosur në pushtet piramidën më të rrezikshme të krimit”

Sipas Berishës, Rama është “flamuri zi i korrupsionit në Shqipëri”.

Opozita po bën këtu një betejë në emër të qytetarëve opozitare por jo vetëm, në të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.

Siç është bërë e ditur, Edi Rama ka anuluar ka pezulluar gjer tani, përveç komisionit hetimor për djegsat, ku u zbulua vjedhja e shekullit, të gjithë komisione te tjera parlamentare.

Ai nuk lejon komisionet hetimore sepse ka vendosur në pushtet piramidën më të rrezikshme të krimit, sepse ai është flamuri zi i korrupsionit në Shqipëri, sepse favorizon dhe pasuron anëtarë të familjes së tij.

Ai është personi për të cilin OSBE deklaroi se disponon të fshehur në banka offshore 200 mln euro.

Të gjitha këto janë një motiv që qëndrojnë për Kushtetutën, ka një nen që njeh të drejtë të pacënueshme që deputetët e opozitës me numrin e caktuar të firmave të ngrejnë komisionet hetimore parlamentare. Edi Rama nuk e lejon këtë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI