Flash

Kush e ngriti grushtin i pari?

Lapsi.al 30 October 2023
Kush e ngriti grushtin i pari?

Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në mënyra diametralisht të kundërta nga palët e përfshira në të. Nga njëra anë, qeveria dhe mbështetësit e saj e kanë përshkruar atë si një përpjekje për radikalizim nga Berisha, për të mbrojtur interesat personale dhe ato të familjarëve të tij të goditura nga SPAK.

Nga ana tjetër, për PD, ky është thjeshtë një reagim vetëmbrojtës, ndaj mekanizmit të shtypjes të çdo lloj të drejte që i takon me ligj dhe kushtetutë opozitës. Po ti vesh në peshore të dyja versionet, nuk është e vështirë të mbërrish në një përfundim. Në pamje të parë, duket sikur argumenti kundër Berishës ka logjikë. Në një situatë, kur ai po preket për herë të parë realisht nga drejtësia, në kushtet kur po shqyrtohehen me themel përfitimet financiare të njerëzve pranë tij, ajo çka do i interesonte atij është kaosi i demostruar përmes ushtrimit të forcës. Por kjo logjikë duket e tillë vetëm në sipërfaqe, pasi konkretisht gjërat janë shumë më ndryshe. Së pari, rebelimi i demokratëve daton përpara se drejtësia të shpallte goditjen e saj ndaj shefit të opozitës. Pra, përplasjet në parlament filluan që në 19 tetor dhe ato u pasuan me përjshtimin nga kuvendi të dy duzina deputetësh demokratë. Megjithëatë, më thelbësorja nuk është alibia kohore, por thelbi real i rebelimit opozitar. Po të vëzhgohen me vëmendje ngjarjet e fundit në parlament, aty vërehen tre mëkate të mëdha nga shumica rilindase. Së pari, me votat e tyre, socialistët po tentojnë të caktojnë se kujt i takon përfaqësimi i PD në kuvend. Së dyti ata po i mohojnë afro 50 deputetëve demokratë të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në komisionin e reformës zgjedhore. Dhe së treti, ata po shkelin me të dyja këmbët kushtetutën, duke e zhveshur minorancën nga e drejta për të ngritur komisione hetimore.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Le të marrim dy shembuj ilustrues për të kuptuar më mirë atë që po ndodh. Deputetët e PD kanë dështuar të ngrejnë komisione hetimore parlamentare për koncesionet në shëndetësi, për konfiktin e interesit në investimet strategjike të tipit Xhaçka, për pretendimin e vjedhjes të të dhënave të sistemit TIMS, për udhëtimet me çarter të Edi Ramës etj. Po le të ndalemi tek ky i fundit. Opozita pretendon se kryeministri ka shpenzuar mbi 20 milionë euro duke udhëtuar si sulltan i një vendi naftëmbajtës me avionin e tij personal. Nga ana tjetër Edi Rama pretendon se e ka kursyer buxhetin me këtë metodë, duke harxhuar shumë më pak se në kohën e qeverisjes Beisha. Tani a ka të drejtë publiku të marrë vesh se kush gënjen dhe kush thotë të vërtetën? A jemi ne të denjë si popull për të pasur transparencë mbi paratë tona të përbashkëta? A duhet të ushtrojë parlamenti kontroll mbi shpenzimet e luksit të qeverisë?

Bardhi: Kurrë nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë 8 Komisione Hetimore pa dhënë asnjë shpjegim 

Kaq po kërkon opozita dhe kjo është ajo që asaj po i mohohet.  

Një patate tjetër e nxehtë është ajo se cili do të përfaqësohet në reformën zgjedhore, grupi i Berishës, me 43 deputetë apo ai i Bashës me 7 - 8. Socialistët pretendojnë të ruajnë Lulin si një atu me vlerë për ta, duke përdorur si justifikim, se vula ende i takon atij. Dhe thonë ata, reformat zgjedhore nuk bëhen nga deputetët, por nga partitë kryesore në pozitë dhe opozitë. Por edhe këtu thjesht mashtrojnë, sepse gjitmonë emrat e anëtarëve të komisoneve për këto reforma i ka vendosur grupi parlamentar. Kush e mban mend kohën kur opozita dogji mandatet, pra kur PD-ja ishte jashtë kuvendit për ndryshimet kushtetuese, mes partive u ngrit një mekanizëm jashtë parlamentar, si Tryeza politike, por në kuvend vazhdoi të funksiononte komisioni me deputetë fallco. Pra edhe e shkuara e afërt e rrëzon tezën që socialistët po duan të përdorin si alibi tani. 

Djalli që fshihet në këto detaje e nxjerr në pah qëllimin kryesor të asaj që po ndodh kohëve të fundit. Ajo është një strategji e qartë për ti ulur kokën dhe për ta zhbërë opozitën duke e zhveshur atë edhe nga ato pak mundësi që i jep sistemi.

Grushta në parlament/ Nallbati i PD tenton të godasë Vullnet Sinën e PS;

Rebelimi dhe ngritja e tensionit nga deputetët e PD-së ka në gjenezë këtë frustrim. Prandaj shtrimi i çështjes sikur kjo po bëhet për kalkulimet personale të Berishës është më shumë një tezë që do të shmangë thelbin. Natyrisht Berisha, ashtu si tek e fundit çdokush, nuk është i zhveshur nga hallet dhe synimet vetjake, por në këtë rast edhe po të ketë të tilla, ka rastisur që ato ti përkojnë me interesin aktual të opozitarizmit. Sepse, fatkeqësisht, për mungesë force apo vetëbesimi, nuk është ai që po e radikalizon opozitën, por janë deputetët e saj që po vetëmbrohen nga grushtet e njëpasnjëshme të regjimit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë pas krahëve Tiranën për të vazhduar me axhendat e tyre, ndërsa këtu te ne do të buçasin boritë propaga...

15:49

Tre manipulime të Ramës me asocacionin

Edi Rama është futur në një spirale manipulimesh, për të përligjur atë që duan urgjent dhe me çdo kusht në Beograd: themelimin e një asocacioni të komunave me s...

15:45

Serbia se njeh realitetin e pas luftës

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë për shumëkënd nuk duhet të i...

13:20

Pse Edi Rama nuk hesht dot për Kosovën

Në mungesë të qëndrimeve të qarta dhe pamundësisë për t’u rreshtuar krah Kosovës në këtë peirudhë të vështirë, ndihma më e madhe që Edi Rama mund t’u japë shqip...

19:33

Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar qëndrimet e kryeministrit Rama, lidhur me atë që ndodhi në Banjskë, në 24 shtator, ajo është në mos e turp...

15:11

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI