Flash

Situata kritike e palestinezëve/ Izraeli bombardon zonat përreth spitalit kryesor të Gazës

Lapsi.al 29 October 2023
Situata kritike e palestinezëve/ Izraeli bombardon zonat përreth

Avionët izraelitë mëngjesin e sotëm kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim. Izraeli tha se militantët e Hamasit, që udhëheqin Gazën, kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë dëshmi të tjera për këtë pretendim.

Sulmet vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për “fazën e dytë” të luftës së Izraelit ndaj Hamasit, tri javë pasi Hamasi kreu sulme në Izrael më 7 tetor. Tanket dhe këmbësoria gjatë fundjavës hynë në Gazë, në atë që zyrtarët e përshkruan si zgjerim të ofensivës tokësore, përderisa Izraeli sulmoi terrorin nga ajri, toka dhe deti.

Bombardimet, që sipas banorëve të Gazës janë më intensivet gjatë kësaj lufte, goditën linjat e komunikimit të premten mbrëma, duke shkëputur komunikimin me botën jashtë të kësaj enklave me 2.3 milionë banorë. Komunikimi është rivendosur sipas kompanive lokale të telekomunikacionit dhe atyre që ofrojnë shërbime të internetit.

Banorët thanë se sulmet e fundit ajrore kanë shkatërruar pothuajse të gjitha rrugët që çojnë për në spitalin Shifa në Qytetin e Gazës, që gjendet në pjesën veriore të territorit të rrethuar. Izraeli tha se shumica e banorëve kanë respektuar urdhrin e tij për t’u larguar në jug, por qindra mijëra vazhdojnë të jenë në veri, pjesërisht për shkak se Izraeli po ashtu ka shënjestruar të ashtuquajturat zona të sigurta.

Dhjetëra mijëra persona po strehohen në spitalin Shifa, që është i mbushur me pacientë që janë plagosur gjatë sulmeve ajrore.

“Shkuarja deri te spitali është bërë jashtëzakonisht e vështirë”, tha Mahmoud al-Sawah, që po strehohej në spital. “Duket se ata kanë shkëputur lidhjet në këtë zonë”, shtoi ai, raporton AP.

Ndërkaq, Abdallah Sayed, banor i Qytetit të Gazës tha se bombardimet izraelite gjatë dy ditëve të fundit “ishin më të dhunshmet dhe më intensivet” që kur ka nisur lufta.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për sulmet afër spitalit Shifa.

Ushtria ka publikuar imazhe të gjeneruara me kompjuterë që shfaqin atë që ushtria pretendon se janë instilacione të Hamasit në dhe përreth spitalit Shifa. Po ashtu, ushtria tha se këto pretendime të saj mbështeten edhe në bazë të informacioneve që kanë marrë nga luftëtarët e Hamasit që janë kapur nga autoritetet. Izraeli edhe në të kaluarën ka bërë pretendime të ngjashme, por nuk ka ofruar prova për t’i mbështetur ato.

Megjithatë, pak dihet për tunelet e Hamasit dhe infrastrukturën tjetër dhe këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Presioni ndaj Qeverisë izraelite është rritur nga familjarët e afër 230 pengjeve që u morën nga Hamasi më 7 tetor, të cilët po kërkojnë që të lirohen. Familjarët e pengjeve janë takuar me Netanyahun dhe kanë shprehur mbështetje për këmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë që mbahen në Izrael.

Lideri kryesor i Hamasit në Gazë, Yehia Sinwar, tha se militantët palestinezë “janë të gatshëm që menjëherë” të lirojnë të gjitha pengjet nëse Izraeli liron mijëra palestinezë që i mban në burgje. Por, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, e hodhi poshtë këtë ofertë duke e cilësuar si “terror psikologjik”.

“Kjo është faza e dytë e luftës dhe objektivat janë të qarta: të shkatërrojmë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe të sjellim në shtëpi pengjet”, tha ai.

Netanyahu e pranoi se sulmi i 7 tetorit ishte “një debakël”, në të cilin u vranë mbi 1.400 persona, duke shtuar se duhet të kryhet hetim.

Numri i viktimave në Gazë u rrit të shtunën, duke arritur mbi 7.700. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se shumica e viktimave janë gra dhe të mitur. Po ashtu, sipas kësaj ministrie, vlerësohet se 1.700 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave të shkatërruara.

Izraeli ka thënë se sulmet e tij ajrore synojnë luftëtarët e Hamasit dhe infrastrukturën e tyre, duke shtuar se militantët operojnë në mesin e civilëve, duke i vënë ata në rrezik.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI