Flash

PAMJET/ 1 i vrarë dhe 2 të plagosur në Vushtrri të Kosovës

Lapsi.al 29 October 2023
PAMJET/ 1 i vrarë dhe 2 të plagosur në Vushtrri të

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur sot në orën 15:50 në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” në Vushtrri të Kosovës. Policia e Kosovës njoftoi se për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar edhe një armë.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, - tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës. Është e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, motive dhe identititeti i viktimave. /LAPSI.al

Lajmi po përditësohet... 

Të këshilluara

Cila është gjuha më e vjetër në botë?

Pyetja është e thjeshtë, por përgjigjja e vështirë. Gjuha jeton duke u folur, por kur mungojnë dokumentet e shkruara dimë pak për origjinën e gjuhëve. Njohurit...

13:44

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI