Flash

Goditen dy raste trafiku droge në Lezhë dhe Mirditë, dy persona në pranga

Lapsi.al 29 October 2023
Goditen dy raste trafiku droge në Lezhë dhe Mirditë, dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë operacionit policor të koduar ‘Tempulli’.

Dy raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në Lezhë dhe në Mirditë janë goditur nga policia, ndërsa janë sekuestruar 68 doza narkotike kanabis sativa, të gatshme për shitje dhe municion luftarak.

LEXO EDHE:

Merr flakë në ecje makina në Berat, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar

Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj 26-vjeçarit Salvator Luka, banues në Pukë, policët gjetën doza kanabis sativa, të gatshme për shitje.

Ndërsa në Mirditë, gjatë kontrollit fizik ndaj 31-vjeçarit Ndue Rregji dhe kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhjetëra doza kanabis sativa, të gatshme për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.

‘Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar ‘Tempulli’, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë këta 2 shtetas, ndërsa sasitë e lëndës narkotike (në total 68 doza) dhe sasia e municionit luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për dy personat.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI