Flash

Pjesë e grupit kriminal, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës

Lapsi.al 28 October 2023
Pjesë e grupit kriminal, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi të dhënë në mungesë për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësi, Rajmonda Dashi.

Ndërsa biznesmeni Ardian Malasin, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj të pastrojnë paratë që si burim kanë aktivitetin e trafikut të drogës.

Për këta të fundit, u caktua masa e arrestit me burg në mungesë për shkak se ndodhen të arrestuar në Belgjikë si pjesë e një grupi për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, ka rezultuar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI