Flash

Përshkallëzimi i luftës, Emiratet e Bashkuara Arabe i bëjnë thirrje OKB-së për një takim urgjent

Lapsi.al 28 October 2023
Përshkallëzimi i luftës, Emiratet e Bashkuara Arabe i

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhet “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kjo vjen pas fillimit të operacioneve tokësore të ushtrisë izraelite në Gaza dhe ndërprerjes së telekomunikacionit në palestinë. Këshilli mund të mblidhet që nesër, thanë burime diplomatike.

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan informim nga kreu i agjencive të ndihmës së OKB-së Martin Griffiths dhe kreu i agjencisë palestineze të refugjatëve (UNRWA) Philippe Lazzarini. Ndërkohë bombardimet e Izraelit ndaj Gazës janë intensifikuar.

Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi në Gaza tha se numri i njerëzve të vrarë në territor që nga 7 tetori është rritur në 7,650 si rezultat i sulmeve, ndërsa 19,450 njerëz të tjerë janë plagosur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI