Flash

Ministrja e Jashtme ruse: Ukraina ka sulmuar një depo të mbetjeve bërthamore

Lapsi.al 28 October 2023
Ministrja e Jashtme ruse: Ukraina ka sulmuar një depo të mbetjeve

Një dron ukrainas është përplasur me një ndërtesë që shërben si depo e mbetjeve bërthamore në centralin në Kursk në perëndim të Rusisë të enjten, duke shkaktuar dëme në muret e ndërtesës.

Kështu tha Ministria e Jashtme ruse, duke u bërë thirrje qeverive të tjera të dënojnë Kievin.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse u tha se Ukraina duhet ta dijë që veprimet e saj mund të shkaktojnë një katastrofë bërthamore.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha qeverive që të dënojnë ashpër veprimet barbare të Kievit, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mund të çojnë në pasoja të pariparueshme”, tha zëdhënësja Maria Zakharova.

Një ditë më herët, Moska tha se kishte penguar një sulm me dron, ndërkaq dy agjenci të lajmeve raportuan se droni kishte shkaktuar dëme në fasadën e një depoje ku ruhen mbetjet bërthamore.

Zakharova tha se droni i mbushur me eksplozivë dëmtoi muret e ndërtesës ku ruhen mbetjet bërthamore, përderisa dy dronë të tjerë goditën ndërtesën administrative të kompleksit.

“Sipas të dhënave paraprake, dronët që u përdorën për të sulmuar centralin bërthamor, kishin komponentë që janë dhënë nga shtetet perëndimore”, tha ajo, duke shtuar se për sulme të tilla Kievi mund të ketë pasur lejen e aleatëve, apo edhe ka mundësi që aleatët e Kievit të kenë urdhëruar një sulm të tillë.

Centrali i Kurskut tha se pas sulmit, nivelet e rrezatimit janë normale dhe operacionet po zhvillohen normalisht.

Ukraina në përgjithësi nuk pranon apo mohon operacionet ushtarake brenda territorit të Rusisë, teksa lufta mes Moskës dhe Kievit është në muajin e 21-të./ REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI