Flash

Prisnin dru në mënyrë të paligjshme, vihen nën hetim 4 persona në Pogradec

Lapsi.al 27 October 2023
Prisnin dru në mënyrë të paligjshme, vihen nën hetim 4

Tre persona janë proceduar penalisht për prerje të paligjshme të pyjeve. Po ashtu në procedim penal është vënë edhe një inspektor pyjesh pasi dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos e raportuar paligjshmërinë e konstatuar. Ndërkohë janë sekuestruar 120 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës dhe 1 kamionçinë që shërbente për transport.

Sipas policisë shtetasit D. H., 37 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, , u kapën me automjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. H., duke transportuar 10 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Policia njoftoi se u arrestuan shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Stropkë dhe Xh. A., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek rezervuari në fshatin Stropckë, 35-vjeçarit iu gjetën 110 m3 dru zjarri dhe 38 trupa të llojit ah pa dokumentacionin përkatës, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Xh. A., me detyrë inspektor pyjesh në këtë zonë, nuk ka konstatuar dhe informuar strukturat përkatëse, për lëndën drusore të gjetur që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI