Flash

Dështimi i dialogut Kosovë-Serbi, Borrell: Nuk ka marrëveshje, palët kishin parakushte

Lapsi.al 27 October 2023
Dështimi i dialogut Kosovë-Serbi, Borrell: Nuk ka marrëveshje,

Udhëheqësit e BE-së të enjten dështuan sërish për të arritur një sukses në dialogun e mbështetur prej tyre për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç patën bisedime të veçuara me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Bruksel.

I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se u parashtrua propozimi për të kapërcyer ngërçin e krijuar lidhur me themelimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. “Për fat të keq, palët nuk janë të gatshme të bien dakord pa parakushte, që janë të papranueshme për palën tjetër,” tha Borrell.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë dhe të punojmë për të arritur një marrëveshje,” shtoi ai. Dy udhëheqësit nga Ballkani akuzuan njeri-tjetrin për dështimin e bisedimeve. “Pavarësiht ofertës zemërgjerë të kryeministrit Kurti, presidenti i Serbisë, Vuçiç, refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën,” deklaroi zyra e kryeministrit Kurti.

Vuçiç: Jo prani të Kosovës në OKB

Vuçiç u përgjigj nga ana e tij, se “jam i gatshëm të nënshkruaj çfarë të dëshironi përveç pranisë së Kosovës në OKB dhe çështjeve që kanë të bëjnë me pavarësinë e Kosovës”.

Brukseli prej vitesh po përpiqet të zgjidhë konfliktin afatgajtë mes dy vendeve fqinjë të Ballkanit, që i rëndon raportet e tyre që prej luftës më shumë se dy dekada më parë.

BE beson, se e ka zhbllokuar procesin e ngrirë prej shumë viteshduke paraqitur në mars 2023 një plan për normalizimin e marrëdhënieve, por qysh atëherë nuk është bërë asnjë përparim i mëtejshëm. Kosova insiston që Serbia të bëjë hapin e parë për të njohur zyrtarisht pavarësinë e saj. Beogradi kërkon fillimisht realizimin e akordit për krijimin e Asosacionit të 10 komunave me shumicë të popullsisë serbe në veri të Kosovës.

Raportet mes Prishtinës dhe Beogradit u rënduan sërish pas vrasjes së një punonjësi të policisë muajin e kaluar në veri, ku pati incident me armë me grupin e paraushtarakëve të serbëve të Kosovës të grumbulluar në veri./DW

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI