Flash

"Bëhet i gjallë" Lulzim Basha: Mbështes SPAK në luftën kundër korrupsionit

Lapsi.al 27 October 2023
"Bëhet i gjallë" Lulzim Basha: Mbështes SPAK në

Lulzim Basha pas një pauze disa ditore, është riaktivizuar sërish së fundmi, me disa takime zyrtarësh ndërkombëtarë. Këtë të premte kreu i demokratëve priti në selinë e tij, Zëvendës/Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mestic, ku mes të tjerash i tha se mbështetese SPAK-un, që të shtunën goditi dhe Sali Berishën, duke i hapur hetim për ish-kompleksin “Partizani”.

Madje, Basha thotë se do të ndërmarë nisma ligjore, për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.

“Theksova mbështetjen e Partisë Demokratike për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta”.

SPAK jo vetëm heton, por cdo pasuri e dyshimtë e vendos nën sekuestro. Basha mendon se kjo masë duhet të shtrihet edhe përtej kufijve shqiptarë.

“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve”.

Zyrtarit amerikan Lulzim Basha i foli dhe për vettingun në radhët e politikanëve për t’ia hequr pasuritë e bëra nga burime të paligjshme.

Të këshilluara

Merr flakë një fabrikë mobiljesh në Fier

Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm - Çlirim në Fier. Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është ...

15:30

Jo vetëm #Kudo, por #KudoShëndetshëm

Kohëve të fundit gjithmonë e më shumë njerëz janë ndërgjegjësuar për të jetuarin shëndetshëm. Kanë filluar të ushqehen shëndetshëm, të bëjnë kontrolle dhe check...

13:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI