Flash

Video/ Deklaratat kur Rama kërkonte nga SPAK goditjen e Berishës

Lapsi.al 26 October 2023
Video/ Deklaratat kur Rama kërkonte nga SPAK goditjen e Berishës

Edi Rama ka refuzuar ta falenderojë prokurorinë speciale duke i shmangur gazetarët që e pyesin për veprimet e saj të fundit. Edhe dje në Fushë Krujë dhe këtë të enjte në Vlorë, kryeministri ka dashur të ngulisë imazhin e njeriut që merret me rutinën e punëve të përditshme. Reporteres së tij të preferuar vlonjate, që e pyeti për veprimet e fundit të SPAK, ai i tha thjeshtë: "Mirupafshim". Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Duket se ndryshimi i qëndrimit të kryeministrit ka ndodhur tani, pas faktit të kryer. Sepse më parë ai lëshonte ultimatume për nevojën e arrestimit të Berishës.

Nga kongreset e PS dhe nga asambletë e kësaj partie, kryeministri ka shpallur shpesh se durimi i tij po sosej, se SPAK duhet ti'a heqë këtë njollë Shqipërisë, se çështja e non gratas është një sfidë që i bëhet dejtësisë. Dhe Rama nuk e ka shqiptuar një herë gabimisht por e ka kthyer në refren këtë mesazh…

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

"Zonja dhe zotërinj të SPAK, zgjohuni dhe dilni në mbrojtje Shqipërisë. Shqipëria është i turpëruar nga një non-gratë, një i vdekur që i bën karshillëk këtij vendi. Kush e ka lexuar mandatën e Sekretarit të Shtetit, e ka të qartë se i takon institucioneve të drejtësisë në Shqipëri që të bëjnë detyrën e tyre bazuar te ai përfundim i nxjerrë nga SHBA”, tha Rama duke vazhduar t'i drejtohet prokurorëve specialë: "E keqja kualifikohet deri tani dhe ju skualifikoheni. Problemi është se e keqja do e vërë sërish përfund këtë vend. PS nuk do lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë këtë" deklaroi ai nga asambleja e PS në Maj 2022. Edhe një muaj përpara kësaj, gjatë Kongresit të socialistëve në Prill, kryeministri kishte përsëritur të njëjtën gjë: “SPAK ka detyrimin të hetojë ish kryeministrin Berisha pas deklaratës së SHBA-ve, mikut dhe aleatit më të madh të Shqipërisë, që ndalon atë të vizitojë SHBA. Ajo deklaratë rëndon Shqipërinë, sepse Berisha ka drejtuar Shqipërinë dhe SPAK duhet të vlerësojë qëndron apo nuk qëndron”.

Rama i vazhdoi këto deklarata edhe në një konferencë shtypi përkrah ministrit të drejtësisë Ulsi Manja nga Selia e PS. Ai u ankua se Prokuroria e Posaçme po godet vetëm në njërën anë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: A po planifikon Rama arrestimin e Berishës dhe Metës? (maj 2022)

“[SPAK] siç po vjen në anën tonë, duhet të shkojë në çdo anë. Nuk duam një drejtësi të pjesshme dhe të njëanshme,” deklaroi Rama nga salla e konferencave të selisë rozë në 11 Maj 2022.  Këto deklarata e bënë delegacionin e BE-së në Tiranë dhe admiruesen e tij Yuri Kim të reagonin. Drejtësia “do të quhet e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë. Kjo nuk është drejtësi; nuk janë këto standardet që duam t'ju ndihmojmë të arrini në Shqipëri. Dhe mendoj se nuk janë këto standardet që populli shqiptar kërkon kur flet për reformë në drejtësi”. Tha atëherë ambasadorja amerikane. Por kryeministru u përgjigj sërish: “Mua nuk më jep leksione askush për ndërhyrje, as shqip, as anglisht, as frengjisht”.

Armand Shkullaku: Çështja Berisha/ SPAK po luan në fushën që i ka caktuar Rama 

Që atëhere ka kaluar gati një vit e gjysëm dhe tani kërkesa e Ramës po shkon drejt realizimit.

Por në mënyrë të çuditshme, kryeministri ka që të premten që bën sikur merret me rutinën e përditshme. Ai që dikur lëshonte ultimatumin, "durimi im po soset", nuk flet më për domosdoshërinë e goditjes së Berishës, së paku për të falenderuar SPAK-un që ia dëgjoi këshillën.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI