Flash

Vlorë/ Shisnin mallra kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorja e tij

Lapsi.al 26 October 2023
Vlorë/ Shisnin mallra kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari,

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të kontrabandimit të mallrave, ndërsa ka arrestuar një 34-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtoren e tij. 34-vjeçari dhe 29-vjeçarja në kërkim magazinonin mallra të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas 3 javësh hetime për një rast në këtë fushë, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar "Tranzit".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases E. B., në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje dhe çanta me vlerë 25 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. B. bashkëpunonte me shtetasin A. L., për magazinimin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i shitnin me pakicë në mënyrë të kundërligjshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha europiane do të blihet me 105.3 lekë dhe do të shitet me 106 lekë.  Një dollar amerikan do të blihet me 99.6 l...

08:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI