Flash

Rama i ikën gazetarëve, asnjë fjalë për procesin e Berishës nga SPAK

Lapsi.al 26 October 2023
Rama i ikën gazetarëve, asnjë fjalë për procesin e

Kryeministri Edi Rama ka shmangur një koment për procesin ndaj Sali Berishës, ndërkohë që kanë kaluar 5 ditë nga kërkesa që i bën policia kreut të opozitës për sekuestrimin e pasaportës me masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Sot Rama ishte në qytetin e Vlorës, ku inspektoi disa punime dhe është pyetur nga gazetarët edhe për hetimet e SPAK.

Rama refuzoi të komentojë këtë çështje, duke u përgjigjur: “Ik tani. Mirupafshim”.

I vetmi reagim nga qeveria është ajo e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila tha se mazhoranca respekton ndarjen e pushtetit. Socialistët kanë një urdhër të brendshëm për të shmangur komentet mbi procesin e SPAK ndaj Berishës.

Ish-kryeministri akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet, ndërsa në pranga për këtë rast ka përfunduar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI