Flash

Të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shpëtohen pas 5 orësh dy turistë belgë

Lapsi.al 26 October 2023
Të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shpëtohen pas 5

Dy turistë belgë kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë. Ata kanë qenë duke eksploruar kanionin dhe kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë. Dy turistët janë shpëtuar pas rreth 5 orësh kërkime, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore. Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit”, njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha europiane do të blihet me 105.3 lekë dhe do të shitet me 106 lekë.  Një dollar amerikan do të blihet me 99.6 l...

08:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI