Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Frikë në Lindjen e Mesme se palestinezët do kthehen me forcë në refugjatë

Lapsi.al 26 October 2023
Frikë në Lindjen e Mesme se palestinezët do kthehen me forcë

Frika se një largim i ri që i kthen palestinezët e Rripit të Gazës në refugjatë ka filluar të ndihet mes popullatës dhe botës arabe, i ngjashëm me atë të vitit 1948. Edhe pse Izraeli nuk ka pohuar se synon të dëbojë banorët e Gazës në Egjipt ose gjetkë, frika për perspektiva të tilla u ngrit pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit u kërkuan banorëve të Gazës të evakuojnë veriun e Rripit dhe të lëvizin drejt jugut, ndërsa operacioni i tyre ushtarak vazhdonte. Kjo frikë u bë me reale kur Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ishte në bisedime me Egjiptin dhe Izraelin për të krijuar një korridor humanitar në Gadishullin Sinai të Egjiptit për amerikanët dhe civilët e tjerë që ikin nga Gaza.

Të dielën, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha për "Meet the Press" të NBC se Izraeli nuk ka absolutisht asnjë qëllim për të drejtuar Gazën. Por perspektiva që qindra mijëra palestinezë të tjerë të zhvendosen me forcë në vendet fqinje, apo edhe më larg, po dëgjohet në të gjithë botën arabe. Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi tha javën e kaluar se një transferim i palestinezëve nga Gaza ka të ngjarë të pasohet nga një dëbim i ngjashëm i palestinezëve nga Bregu Perëndimor në Jordani. Ministri i Jashtëm i Jordanisë më vonë tha se një veprim i tillë do të konsiderohej një shpallje lufte.

Komentuesit e mediave arabe kanë paralajmëruar se Izraeli mund të planifikojë të çpopullojë Rripin e Gazës nga palestinezët dhe madje ta ripushtojë atë. Edhe pse Izraeli duket se nuk ka interes për qeverisjen e Gazës, atij nuk i intereson të paktën kthimi i emigrantëve të vitit 1948. Senatori jordanez Mustafa Hamarneh, deklaroi se 75 vjet më vonë, bota arabe ende nuk është rikuperuar nga humbja e atdheut palestinez.

“Unë nuk mendoj se Perëndimi e kupton thellësinë e turpit kolektiv që ndiejmë si rezultat i vitit 1948 dhe ndjenjën e padrejtësisë që na është shkaktuar që ne duhet ta korrigjojmë këtë. Ka një ndjenjë shumë të thellë turpi, se ajo që na ndodhi në 1948 nuk duhej të kishte ndodhur. Çdo dëbim i ri masiv i refugjatëve palestinezë, për ne, është një përsëritje e vitit 1948”, tha Hamarneh.

Analistët thonë se frika arabe për një zhvendosje tjetër të palestinezëve është rritur veçanërisht për shkak të retorikës nxitëse që ka ardhur nga disa anëtarë të qeverisë së krahut të djathtë të Izraelit në të kaluarën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI