Dorian Duçka, këshilltari i kryeministrit Edi Rama është fotografuar sot ndërsa hyn në SPAK. Duçka ka qenë ish-zv.ministër për Energjinë, si një prurje e LSI-së në qeverine e parë të Ramës. Emri i tij u përfol shumë në media, pas negocimit për takimin Rama-McGonigal dhe që më pas udhëtoi drejt Vjenës bashkë me dëshmitarët mbi financimin e lobimit të Bashës në SHBA.
Por burime pranë SPAK thanë për Lapsi.al se Duçka është thirrur për çështjen CEZ-DIA, të Kastriot Ismailajt dhe ku mendohet se është përfshirë edhe kreu i LSI-së Ilir Meta.
Për Dorian Duçkën, Meta më parë është shprehur se si ai "ka edhe 200 kushërinj të tjerë".
Lexo edhe: Dosja amerikane/ Rama në siklet: Dorian Duçka ka punuar për mua pa pagesë
Lexo edhe: Kinezët e Duçkës sponsorizuan ekspozitën personale të Ramës në Hong Kong
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/Ducka.mp4"][/video]