Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Duhet të paraqitet 2 herë në muaj para gjykatës/ Berisha tregon vendimin që ka marrë

Lapsi.al 26 October 2023
Duhet të paraqitet 2 herë në muaj para gjykatës/ Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për vendimin e gjykatës që ai të paraqitet 2 herë në muaj dhe për ndalimin e tij për të udhëtuar jashtë vendit. Berisha thotë se nuk e njeh vendimin e gjykatës.

“Garantoj qytetarët që unë paraqitem para çdo institucioni gjykate apo akuze në çdo kohë që kërkohem pa asnjë hezitim. E kam thënë që pavarësisht se çfarë konsiderate ke për institucionin kjo nuk duhet të ketë rëndësi. Unë kam qenë kryeministër dhe President dhe duhet të paraqitesh sepse kjo shkon në gjendej para-shtetërore.

Por tani çfarë po ndodh? Një gjykatëse ka arritur të shkruajë kushtetutën duke shkelur konventën europiane të të drejtave të njeriut duke shkelur lirinë e lëvizjes për një deputet. Jam iniciator i heqjes së këtij neni, por e rrëzoi Rama. Të bëhet burrë dhe ta votojmë nesër këtë amendament. A është ai kryeministër dhe unë deputet le ta heqim atë mbrojtje.

Kushtetuta thotë që deputeti nuk mund të arrestohet dhe t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme pa autorizimin e parlamentit. Mua më heqin lirinë e lëvizjes. Ky është një lloj arrestimi. Së dyti, keni rastin e Saimir Tahirit për të cilin ka një vendim kuvendi. Gjykatësi nuk mund ta bëjë kushtetutën ashtu siç e mendon. Gjyqtarja është e specializuar për të bërë gjueti shtrigash.

Ata mund të marrin çdo vendim, por është një vendim që nuk e njoh dhe unë nuk e zbatoj. Është një vendim i turpshëm politik. Ata nuk e sjellin në parlament sepse pas 3 vitesh hetimesh intensive ata (SPAK) nuk kanë ngritur dot akuzë për mua” – tha Berisha në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Nga raportimet mësohet se mjeti është përmbysur në rrugë. Ndërkohë nuk di...

18:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI