Flash

Ç'mendim ka për 2 avokatet e çështjes? Berisha: Nuk kam marrë asnjë njoftim

Lapsi.al 26 October 2023
Ç'mendim ka për 2 avokatet e çështjes? Berisha: Nuk

Sali Berisha u pyet ditën e sotme në lidhje me avokatet e reja që iu caktuan nga shteti për çështjen 'Partizani'. Kryedemokrati tha se nuk i komenton dot, pasi nuk ka asnjë informacion për to. Më tej, Berisha shton se nuk është njoftuar se do të mbrohej nga këto dy avokate.

Pyetja- Çfarë mendimi keni për 2 avokatet, njëra ish-kandidate për deputete e LSI, tjetra njihet si mbështetëse e PD?

Sali Berisha: Nuk kam asnjë njoftim, unë duhet të njoftohesha sipas procedurës, mesa di unë por mbase dhe...se kaq familjar nuk jam me rregullat. Së dyti, për persona që nuk i njoh, nuk komentoj, them se nuk kam asnjë lloj komenti dhe kjo është normale. Ai që u hoq ishte valut, sesi e hoqën nuk e mora vesh.

Seanca për Sali Berishën është shtyrë sërish me 5 orë dhe pritet të nisë në orën 15:00. Shtyrja u bë në mënyrë që dy avokatet e caktuara nga shteti, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të njihen me dosjen. Nga ana tjetër, mbrojtja e ish-kryeministrit ka depozituar kërkesën për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI