Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Gjykata i caktoi Berishës për avokate nostalgjiken e Enver Hoxhës

Lapsi.al 26 October 2023
Gjykata i caktoi Berishës për avokate nostalgjiken e Enver Hoxhës

Avokatët e zgjedhur nga Sali Berisha janë tërhequr nga procesi gjyqësor, me pretendimin se është shkelur Kushtetuta me shmangien e parlamentit për masën e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe sekuestrimin e pasaportës. Trupi gjykues i ka zëvëndësuar dje me avokatin Artan Simoni që u zëvëndësua sot me Valentina Teodoreskun.

Por ndërsa Simoni u largua pas një statusi ku kërkonte "zbutjen e bishës", doli se Valentina Teodoresku është akoma më e "etur" për burgosjen e klientit të saj.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shfaqur hapur admirimin jo vetëm për Edi Ramën, por edhe për Enver Hoxhën. Siç mund të shihet nga fotot më poshtë në profilin e avokates së Berishës dallohet qartë nostalgjia për diktaturën e partisë së Punës dhe jepet mbështetja pa kushte për Edi Ramën.

Të këshilluara

Humb jetën marinari në Durrës

Një marinar ka gjetur vdekjen pas kontaktit që pati me rrymën elektrike brenda në anije. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili ishte pjesë e ekuipazhit...

16:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI