Flash

Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Lapsi.al 26 October 2023
Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Me urdhër të SPAK është arrestuar ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi. Dashi u arrestua teksa ishte në zyrën e saj.

Ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.

Dashit i është sekuestruar telefoni, ndërsa burime bëjnë me dije se janë edhe disa të tjerë të shoqëruar. Disa muaj më parë, Dashi kërkoi dorëheqje të parevokueshme nga ish-eprori i saj, Artan Lame. Që prej asaj kohe, ka nisur një hetim nga SPAK në Kadastrën Shtetërore, ku edhe janë marrë në pyetje disa punonjës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha europiane do të blihet me 105.3 lekë dhe do të shitet me 106 lekë.  Një dollar amerikan do të blihet me 99.6 l...

08:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI