Flash

Terrorizoi rrethinat e Shkodrës me breshëri armësh, pranga 43-vjeçarit

Lapsi.al 25 October 2023
Terrorizoi rrethinat e Shkodrës me breshëri armësh, pranga

Dalin detaje nga aksioni i policisë mbrëmjen e kësaj të mërkure në periferinë e Shkodrës. Në rrugët e qytetit u panë forca të shumta të policisë të cilat ushtronin kontrolle në mjete të dyshimta. Mësohet se në pranga ka rënë Balil Murataj 43 vjeç.

Ky i fundit terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë “Rrethina” gjatë gjithë pasdites së sotme. Në lëvizje e sipër me automjetin e tij, ai qëlloi disa herë në ajër me armë zjarri. Pas sinjalizimeve nga banorët, policia vendore e Shkodrës beri arrestimin e tij ndërsa në mbështetje të bluve lokalë shkuan edhe forcat RENEA.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bardhaj ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, bashkë me shërbime të FNSh Shkodër, për të verifikuar rastin.

Nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët. Në ndihmë të Policisë lokale shkuan dhe dy grupe të RENEA-s. Si rezultat i kontrolleve në territorin e fshatit, pas disa orësh, u kap shtetasi B. M., 43 vjeç, që kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, u arrestua në flagrancë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme" - thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI