Flash

Loja e dyfishtë/ Kurti "pranon" Asociacionin, por thotë se pa sanksione s'ka dialog

Lapsi.al 25 October 2023
Loja e dyfishtë/ Kurti "pranon" Asociacionin, por thotë se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon taktikën “tërhiq e mos e këput” lidhur me presionin ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Nga njëra anë, ai duket se ka pranuar për herë të parë një plan të pesëshes perëndimore (Shtetet e Bashkuara, BE, Gjermani, Francë e Itali) për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, por nga ana tjetër, menjëherë ka lëshuar mesazhin se dialogu nuk mund të vazhdojë, nëse Serbia nuk sanksionohet nga BE për ngjarjet e Banjskës.

Një propozim modern për Asociacionin

Pas vizitës në Prishtinë të emisarëve të QUINT-it, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se me Kurtin ka diskutuar për një plan për Asociacionin. Këtë e ka pranuar në një farë mënyre edhe qeveria e Prishtinës e cila ka folur për “një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”.

Pikërisht ky nen i Marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh me plot 11 nene, parashikon “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë” dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Në një farë mënyre këtë pranim e ka bërë edhe njeriu më i afërt i Albin Kurtit, në Vetëvendosje, kryeparlamentari Glauk Konjufca që në një intervistë në T7 ka pranuar se projekti i propozuar për Asociacionin është në përputhje me kushtetutën.

Ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë më 24 tetor se blloku evropian ka bërë “propozim modern evropian” për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Deri tani palët nuk kanë qenë dakord për këtë pikë. Në Beograd insistojnë në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa në Prishtinë thonë se ato do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Pas vizitës së pesëshes në Kosovë e Serbi për të intensifikuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve që u pasua nga ajo që u duk si një dritë jeshile nga Kurti, liderëve të dy vendeve u shkoi njuë një ftesë nga Bashkimi Europian për takime në Bruksel për takime me Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë, Kryeministren Italiane dhe Presidenten e Komisionit Europian duke e pranuar si bazë propozimin e ri të Pesëshes që përfshinë edhe një statut për Asociacionin.

Kthesa në Financial Times

Por, në një intervistë të publikuar këtë të martë në gazetën Financial Times Albin Kurti veç asaj që ka pranuar ka çuar edhe mesazh me kushte. Ai ka këmbëngulur përmes një interviste në “Financial Times”, që Serbia duhet të sanksionohet para se të rikthehet në tryezën e dialogut me Kosovën. “Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, - tha sot Kurti për FT.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Kurti ka thënë se nëse s’ndodh ndëshkimi “do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë fare për normalizimin”. Sipas tij, Perëndimi duhet t’i shuajë shpresat për rikthim të bisedimeve në rrugë të duhur, nëse “nuk ushtron masa shtrënguese ndaj Serbisë.

Të enjten, Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do t’i takojnë veç e veç presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ata janë ftuar në Bruksel katër ditë pasi emisarët perëndimorë i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që t’i normalizojnë marrëdhëniet, në disa takime që i kanë zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd. temë kryesore pritet të jetë një propozim i ri dhe modern për themelimin e Asociacionit. Palët kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, ndërsa më 2015 janë pajtuar edhe për parimet e funksionimit të tij.

Po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur se këto parime janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ka kërkuar që ato të harmonizohen përmes akteve nënligjore.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI