Flash

Konflikti në Gaza/ Janullatos i telefonon Patriarkut të Jeruzalemit

Lapsi.al 25 October 2023
Konflikti në Gaza/ Janullatos i telefonon Patriarkut të Jeruzalemit

Komuniteti Mysliman ka heshtur deri tani për shpërthimin e konfliktit të fundit mes Palestinës dhe Izraelit, ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim për masakrat që kanë ndodhur atje së fundmi. Kryepeshkopi i Shqipërisë, Janullatos ka telefonuar Patriarkun e Jeruzalemit, citohet në një lajm të orthodoxtimes.com.

Aty shkruhet se Kisha Autoqefale e Shqipërisë bëri një njoftim, sipas të cilit Janullatos i ka thënë Patriarkut të Jeruzalemit se: “Ligji arkaik i shpagimit “sy për sy” ose “‘tit-for-tat” jo vetëm që përcakton të drejtën, por edhe kufijtë e hakmarrjes: Është “sy për sy” dhe do të thotë “sy për dhe sy” dhe jo “prerje kokash”.

“Një armëpushim i menjëhershëm dhe fillimi i një dialogu serioz mbetet apeli dhe lutja jonë e vazhdueshme”, ka uruar Janullatos.

Rreth dy javë më parë, një sulm i Hamas ndaj civilëve përfundoi me vdekjen e rreth 250 civilëve dhe marrjen peng të dhjetëra të tjerëve. Ky sulm u pasua me bombardime të shumta në Gaza. Numri i të vrarëve në Gaza raportohet të jetë rreth 6500 persona, mes të cilëve 350 fëmijë.

Forumi Mysliman organizoi një protestë në Tiranë, së cilës iu bashkuan qindra besimtarë muslimanë.

Të këshilluara

Përmbyten rrugët e Durrësit

Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, për shkak të motit të keq që është prezent në të gjithë territorin e vendit. Për shkak të vërshimeve të ...

17:58

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI