Flash

I dehur shkaktoi aksident, pranga të riut nga Pogradeci

Lapsi.al 25 October 2023
I dehur shkaktoi aksident, pranga të riut nga Pogradeci

Në prangat e policisë ka rënë një 32 vjeçar në Pogradec pasi ka shkaktuar aksident në gjendje të dehur. ‘Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 32-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 32-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Th. Sh., 38 vjeç, banues në fshatin Pleshisht, Pogradec, pasi në fshatin Kalivaç, është konstatuar duke transportuar me automjetin tip “Benz”, një sasi dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës mareriale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Berisha lajmëron nisjen e protestave

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Kryesisë lajmëroi mbajtjen e protestave në vend. "Në çdo formë. Betejë pa kthim. Çdo formë proteste, sepse ka ...

18:34

Përmbyten rrugët e Durrësit

Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, për shkak të motit të keq që është prezent në të gjithë territorin e vendit. Për shkak të vërshimeve të ...

17:58

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI