Flash

Erdogan pro Hamasit: "Nuk janë terrorristë, mbrojnë popullsinë"

Lapsi.al 25 October 2023
Erdogan pro Hamasit: "Nuk janë terrorristë, mbrojnë

Me një qëndrim të ndryshëm nga të gjithë anëtarët e NATO-së dhe në kundërshtim me qëndrimin që mbajnë vendet perendimore Raisi i Turqisë ka refuzuar të quajnë organizatëën islamiste që kreu sulmin e fillim tetorit mbi Izraelin, si terroriste. "Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët", u shpreh presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan gjatë një takimi me grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Ankara.

Por paralalisht me marrjen në mbrojtje të luftëtarëve të Hamasit presidenti turk theksoi edhe dy standartet që përdorin vendet perëndimore për Izraelin, i cili sipas shifrave të deri tanishme në mbi 6 mijë të vrarët nga sulmet ka masakruar edhe shumë fëmijë: "gjysma e të vrarëve deri më tani janë fëmijë", tha ai. Sipas Erdogan kur shtetet që dolën në mbrojtje të botës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës heshtin për masakrën në Gaza, kjo është "shprehja më konkrete e hipokrizisë". Duke akuzuar vendet jashtë rajonit se i "kanë hedhur benzinë zjarrit" në emër të mbështetjes së Izraelit, Erdoğan tha se SHBA-ja do të humbasë pasi nuk duket se dëshiron që bota të drejtohet në mënyrë të drejtë.

LEXO ME TEJ

Rrëfimi i tmerrshëm i gazetares së Al Jazerra për shpërnguljen e familjes së saj në Gaza 

Më tej, Erdoğan tha se Turqia është thellësisht e pikëlluar nga pafuqia në të cilën ka rënë OKB-ja, pasi siç theksoi ai, askush nuk e merr seriozisht pasi mbylli një sy ndaj vrasjes brutale të fëmijëve.

"Kundërshtimet e Turqisë ndaj strukturës së padrejtë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së u konfirmuan përsëri nga lajmet e fundit", tha Erdoğan, duke iu referuar mënyrës sesi rezolutës së armëpushimit në Lindjen e Mesme iu vu veto nga SHBA si një prej pesë anëtarëve të përhershëm të këshillit.

Në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, presidenti Erdoğan tha para 7 tetorit, kur shpërtheu konflikti, ai kishte planifikuar të vizitonte Izraelin, por më pas i anuloi planet e tij.

Analiza e Yuval Noah Harari: Tmerri i Hamasit, një mësim për politikanët populistë

"Nuk kemi problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk i kemi aprovuar dhe nuk do t'i aprovojmë mizoritë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet", tha Erdoğan.

Konflikti në Gaza, i cili ka qenë nën bombardimet izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin "Tufani i Aksasë", një sulm i befasishëm i shumë-anshëm që përfshinte një breshëri lëshimesh të raketave dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit. Grupi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Konflikti/ Ata izreaelitë, që ndryshe nga ne e shohin fajin edhe tek vendi i tyre

Ushtria izraelite më pas nisi një fushatë të pamëshirshme ajrore kundër Rripit të Gazës.

Pothuajse 7.200 njerëz janë vrarë në konfliktin aktual, përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

2.3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, ndërsa autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI