Flash

Dyshohet se mori ryfshfet, pezullohet polici në Durrës

Lapsi.al 25 October 2023
Dyshohet se mori ryfshfet, pezullohet polici në Durrës

Një punonjës policie është pezulluar nga drejtoria vendore e policisë Durrës. Inspektori I.Ç nëpërmjet një video në rrjetet sociale pretendohet se merr rryshfet nga një qytetar.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ”, nëpërmjet të cilës një shtetas pretendon se i ka dhënë ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore të Kavajës, ju informojmë se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të nenit 222 të rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, deri në sqarimin e plotë të këtij rasti, punonjësin e Policisë, inspektor I. Ç, me detyrë trupë shërbimi në Policinë Rrugore, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim disiplinor, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe të pretendimit të këtij shtetasi.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe median që denoncojnë raste të tilla, si dhe i siguron ata se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën.

Të këshilluara

Berisha lajmëron nisjen e protestave

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Kryesisë lajmëroi mbajtjen e protestave në vend. "Në çdo formë. Betejë pa kthim. Çdo formë proteste, sepse ka ...

18:34

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI