Flash

Caktohet një avokat tjetër për Berishën, gjykata nuk tregon emrin

Lapsi.al 25 October 2023
Caktohet një avokat tjetër për Berishën, gjykata nuk tregon

Gjykata e Posaçme njofton se ka ndryshuar avokatin e caktuar nga shteti për Sali Berishën. Shkak është bërë fakti se Artan Simoni disa ditë më parë kishtë mbajtur qëndrime publike kundër Berishës. Në njoftim nuk specifikohet se kush është avokati i ri i Berishës.

"Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10 am’, thuhej në njoftimin e gjykatës.

Sali Berisha refuzon të paraqitet në gjykatë pasi pretendon që ka shkelje kushtetuese. Sipas tij duhej më parë autorizim nga Kuvendi për caktimin e masës së sigurisë nga gjykata. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha lajmëron nisjen e protestave

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Kryesisë lajmëroi mbajtjen e protestave në vend. "Në çdo formë. Betejë pa kthim. Çdo formë proteste, sepse ka ...

18:34

Përmbyten rrugët e Durrësit

Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, për shkak të motit të keq që është prezent në të gjithë territorin e vendit. Për shkak të vërshimeve të ...

17:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI