Flash

Aksidentohet autobusi në Cërrik, 5 të plagosur

Lapsi.al 25 October 2023
Aksidentohet autobusi në Cërrik, 5 të plagosur

Gjashtë persona, pesë prej të cilëve pasagjerë të një autobusi mbetën të plagosur pas një aksidenti rrugor që u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, kur autobusi u përplas me një mjet të vogël. Policia sqaron se po heton për të zbardhur rastin.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Berisha lajmëron nisjen e protestave

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Kryesisë lajmëroi mbajtjen e protestave në vend. "Në çdo formë. Betejë pa kthim. Çdo formë proteste, sepse ka ...

18:34

Përmbyten rrugët e Durrësit

Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, për shkak të motit të keq që është prezent në të gjithë territorin e vendit. Për shkak të vërshimeve të ...

17:58

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI