Flash

Të gjitha pronat që iu sekuestruan Jamarbër dhe Argita Malltezit (VIDEO)

Lapsi.al 24 October 2023
Të gjitha pronat që iu sekuestruan Jamarbër dhe Argita Malltezit

Gjykata e Posaçme ka vendosur “sekuestro preventive” për 25 pasuri në pronësi të Jamarbër dhe Argita Malltezit, mes tyre 6 llogari bankare.

Deri më 23 tetor është zbuluar se dhëndrit të Sali Berishës i janë sekuestruar një vilë, disa apartamente dhe tre kompani. (video poshtë) 

Vila e sekuestruar është ajo e shumëpërfolura në Lalz.

Një apartament 208 metra katrorë i është sekuestruar në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në Tiranë. Një apartament tjetër në Tiranë plot 346 metra katrorë është vënë në sekuestro. Pasuritë e sekuestruara vazhdojnë me një apartament 356 metra katrorë në Tiranë. Një ambient 107 metra katror në garazhd në Tiranë e përdorur për palestër. Një pasuri e paspecifikuar 102.60 m2 pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë. Një tjetër pasuri e paspecifikuar në metra katrorë në Tiranë. Tjetër pronë në zonën jugore të Tiranës plot 379 metra katrorë. Apartament 375 m2 për të cilin nuk bëhet e ditur vendndodhja.

U sekuestruan edhe aksionet e Jamarbër Malltezit në disa kompani.

Bëhet fjalë për aksionet në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka sipas Prokurorisë 45% të tyre. Homeplan SHPK merret me ndërtim, shitje-blerje pronash, import-eksport, dhe transport. Administrator është biznesmeni Fatmir Bektashi, edhe ai nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

U sekuestrua kompania Magnet IMO shpk ku Malltezi ka 100% të aksioneve. Sipas përshkrimit, kjo kompani prek shumë sfera të biznesit dhe ka lidhje me gjigantin e ndërtimit shqiptar “Kontakt”.

Gjithashtu u sekuestruan 60% të aksioneve në pronësi të Malltezit në palestrën Magnet Gym and Fit.

Kujtojmë se Malltezi u arrestua të shtunën e 21 tetorit në Rinas. Ai akuzohet nga SPAK se ka përfituar 5.4 milionë euro nga privatizimi i kompleksit Partizani. Malltezi doli para gjykatës i akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën.

Për ish-kryeministrin është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI