Flash

Ministrat e jashtëm të BE-së nuk arrijnë dakordësi për Gazën

Lapsi.al 24 October 2023
Ministrat e jashtëm të BE-së nuk arrijnë dakordësi

Ndalimin e shkëmbimit të zjarrit për arsye humanitare do ta mbështesnin patjetër vendet anëtare të BE-së, ka thënë i ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Josep Borrell. Një armëpushim i tillë duhet që të sillte ndihmat humanitare në Rripin e Gazës dhe popullsia civile të vendoset në siguri. Për këtë u konsultuan të hënën ministrat e Jashtëm të BE. Pozicionin përfundimtar do ta vendosin krerët e shteteve dhe qeverive të BE në takimin e tyre në Bruksel në fund të javës, theksoi Borrell. Konsensusi bazik është i mundur edhe pas takimit të ministrave të Jashtëm, edhe pse nuk pati një miratim formal, sipas Borrell.

BE e ka të vështirë gjetjen e një qëndrimi të përbashkët

BE e konsideron organizaten militante palestineze si terroriste, ashtu si Izraeli, SHBA, Gjermania e vende të tjera. Që nga 7 tetori, kur Hamasi sulmoi Izraelin në mënyrë masive terroriste, BE e ka të vështirë të gjejë një pozicion të përbashkët. Dy ditë pas sulmit të papritur të Hamasit u vunë re paqartësi, nëse dhe nëse po cilat ndihmat humanitare do të ndërpriteshin për zonat palestineze. Edhe ideja e ndalimit të përkohshëm të goditjeve apo një armëpushimi për arsye humanitare nuk gjen kudo mbështetje tek vendet anëtare. Po e paqartë mbetet, se ku është dallimi mes këtyre të dyjave.

Ndalim i goditjeve apo armëpushim?

Borrell i pyetur për këtë tha, se një armëpushim është për të më shumë se ndalimi i zjarrit. Ky i fundit është një qëllim më pak ambicioz dhe mund të zbatohet më shpejt. Armëpushimin për arsye humanitare duhet që ta vendosin të dyja palët në konflikt. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e shfaqi këtë ide para pak ditësh. Që para takimit të ministrave të Jashtëm disa vende e mbështetën kërkesën për armëpushim. “Ne bëjmë thirrje për një armëpushim urgjent për arsye humanitare, për të krijuar korridore për ndihma humanitare për popullsinë civile”, kërkoi ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon. Edhe Spanja dhe Irlanda e mbështetën kërkesën e Guterres.

Gjermania heziton për armëpushimin

Kurse ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock është shprehur me rezerva. Ajo u shpreh se luftimi i terrorizmit që ka sjellë kaq shumë vuajtje tek njerëzit në Gaza është “esencial”. Politikanja e gjelbër shtoi se “në të njëjtën kohë duhet bërë çdo gjë që të zbutet vuajtja e jashtëzakonshme e dy milionë njerëzve në Gaza”. Edhe nga pala çeke dhe letoneze u dëgjuan të njëjtat tone. Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky e vuri në pikëpyetje, nëse një armëpushim i tillë do të mund të zbatohet vetëm me Hamasin. Ai shpreson që askush të mos e harrojë të drejtën për vetëmbrojtje të Izraelit. Më i qartë ishte ministri i Jashtëm italian. “Ne nuk mund t’i themi Izraelit, që nuk mund të mbrojë veten, për sa kohë që Hamasi hedh raketa mbi qytetet e tij.”

Tani vendimi për të kërkuar një ndalim të shkëmbimit të zjarrit, armëpushim humanitar apo asgjë të tillë i mbetet krerëve të shteteve dhe qeverive të BE që takohen të enjten. Në një draft të presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel është përgatitur pasazhi përkatës, të paktën deri më tani./DW

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI