Flash

Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen me liderët kryesorë evropianë më 26 tetor

Lapsi.al 24 October 2023
Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen me liderët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të zhvillojnë takime të ndara me katër liderët evropianë më 26 tetor në Bruksel.

Bashkimi Evropian konfirmoi se Kurti dhe Vuçiç janë ftuar në Bruksel në margjinat e samitit të Këshillit Evropian të enjten.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se plani është që në margjinat e këtij samiti, Kurti dhe Vuçiq të kenë takime të ndara me katër liderët evropianë, përfaqësuesit e të cilëve vizituan Kosovën dhe Serbinë më 21 tetor.

Sipas burimeve, plani është që “katër liderët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, të kenë takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e samitit të BE-së të enjten”.

Takime të të njëjtit format pritet të zhvillohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor qëndroi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçaku.

Në këto takime, me të ishin edhe katër diplomatë të tjerë: i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo.

Pas takimit në Prishtinë, Lajçak tha se diplomatët kanë paraqitur një plan për të cilin kanë biseduar me Kurtin. Nga zyra e Kurtit konfirmuan se është diskutuar për planin e diplomatëve “për ecjen përpara”, por nuk u dhanë detaje për të./REL

Të këshilluara

Aksidentohet makina e KFOR në Kosovë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leshan të Pejës në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil ...

18:13

I riu shqiptar kapet me 30 kanabis në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar për posedim të 30 kg marijuanë. Kontrolloi u krye kur u vunë re vajtje-ardhje të çuditshme në një rrug...

17:20

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI