Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Furnizonte me armatime bandat kriminale, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 24 October 2023
Furnizonte me armatime bandat kriminale, arrestohet 38-vjeçari në

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi mësohet se ishte i përfshirë në sigurimin e armëve për grupet kriminale në vend.

Policia sekuestroi 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe me Komisariatin e Policisë Durrës.

Kishte përshtatur një banesë, për të riparuar dhe për të tregtuar armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale, arrestohet 38-vjeçari Lorenc Luku, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Si rezultat i punës policore intensive, 24/7, në çdo skaj të territorit të qarkut, për qëllimet madhore: shkatërrimin e grupeve kriminale, parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që sigurojnë apo posedojnë asete për llogari të grupeve kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, operacionin policor të koduar “Baza”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë zbuluan një banesë që ishte përshtatur për riparimin dhe për shitjen e armëve, municionit luftarak dhe sendeve të tjera që dyshohet se siguroheshin për t’u përdorur nga grupe kriminale. Gjithashtu, u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI