Flash

“Automotive Fair Albania II”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë në datat 24-26 dhe 30 tetor

Lapsi.al 24 October 2023
“Automotive Fair Albania II”/ Rrugët që bllokohen në

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar ndërprerje të Përkohshme të Qarkullimit të mjeteve në datat 24-26 dhe 30 tetor në Tiranë.

Në këto data do të zhvillohet “Automotive Fair Albania II” dhe do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në disa akse.

Akset që do të bllokohen

Në datën 24-26, 30 Tetor 2023 do të ketë bllokime në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza”.

Në datë 27.10.2023 – DUAL TRACK RACE / 17:00 – 20:30

Fillimi i rrugëve “Ibrahim Rrugova”, “Adem Jashari” deri tek Sheshi “Frederik Shopen”

Rruga “Lekë Dukagjini” deri tek UPT

Sheshi “Nënë Tereza”

Fillimi Rruga “Abdyl Frashëri”

Rruga “Gjergj Filipi”

Sheshi “Gjon Pali II”

Datë 28.10.2023 – SUPERMOTO (11:00 – 15:30)

Fillimi i rrugëve “Ibrahim Rrugova”, “Adem Jashari” deri tek Sheshi “Frederik Shopen”

Rruga “Lekë Dukagjini” deri tek UPT

Sheshi “Nënë Tereza”

Fillimi Rruga “Abdyl Frashëri”

Rruga “Gjergj Filipi”

Sheshi “Gjon Pali II”

Datë 28.10.2023 – Tirana Grand Prix (19:00 – 21:30)

Bulevardi “Deshmorët e Kombit” deri tek Rruga “Ismail Qemali”

Segmenti Rruga “Ismail Qemali” deri tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe deri te rruga “Papa Gjon Pali II”

Fillimi i rrugëve “Ibrahim Rrugova”, “Adem Jashari” deri tek Sheshi “Frederik Shopen”

Rruga “Lekë Dukagjini”

Sheshi “Nënë Tereza”

Fillimi Rruga “Skerdilajd Llagami”, “Faik Konica”, “Dervish Hima” pranë stadiumit “Air Albania”

Stadiumi “Air Albania”

Rruga “Gjergj Filipi”

Fillimi Rruga “Abdyl Frashëri”

Sheshi “Gjon Pali II”

Fillimi Rruga “Asim Zeneli” te Sheshi “Gjon Pali II”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Të këshilluara

I riu shqiptar kapet me 30 kanabis në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar për posedim të 30 kg marijuanë. Kontrolloi u krye kur u vunë re vajtje-ardhje të çuditshme në një rrug...

17:20

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI