Flash

8850 euro për një pasaporte bullgare, pranga 56-vjeçares në Tiranë

Lapsi.al 24 October 2023
8850 euro për një pasaporte bullgare, pranga 56-vjeçares

Një 56-vjeçare është vënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka përvetësuar 8850 euro përmes mashtrimit. Policia thotë se gruaja i kishte kërkuar paratë në formë ndihme, për të pajisur me pasaporta bullgare fëmijët e një gruaje 50-vjeçare, por mesa duket ka vendosur t’i mbajë paratë për vete.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI