Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

U vetëplagos dhe dha dëshmi të rreme, 33-vjeçarit i zbulohet parcelë me drøgë në Finiq

Lapsi.al 23 October 2023
U vetëplagos dhe dha dëshmi të rreme, 33-vjeçarit i

Një 33-vjeçari, banues në fshatin Stjar të Delvinës, i cili u arrestua disa ditë më parë nga policia e Sarandës për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, i është zbuluar edhe një parcelë me lëndë narkotike.

Hekuran Murtaj shkoi i plagosur në spitalin e Sarandës më 20 shtator, duke deklaruar se i kishte plasur një fishek që e kishte gjetur në fushë dhe e kishte goditur me gur. Hetimet e policisë së Sarandës zbuluan se Murtaj ishte plagosur në Livadhja e Bashkisë Finiq, nga shkrepa e një armë zjarri “Kallashnikov” që ai e mbante pa leje.

Pas plagosjes, vëllai dhe një shok i tij ishin siguruar për fshehjen e armës së zjarrit për të mos u zbuluar nga policia. Megjithatë, gjatë kontrollit të një celulari, policia u përball edhe me një tjetër veprë penale. Siç zbulohet nga aktet gjyqësore në vendimin për caktimin e masës së sigurisë: “Gjatë kqyrjes që i bëhet fotove dhe videove të regjistruara gjendet edhe një video e regjistruar në datën 2 Gusht 2023, e cila tregon disa bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa” në mes të disa shkurreve dhe një video tjetër e cila tregon të njëjta pamje.

Nga ana e policisë gjyqësore janë ushtruar kontrolle në zonat dhe fushat midis fshatit Vagalat e Gravë me dron dhe u gjet vendi ku ishin kultivuar bimët e dyshuara narkotike, të cilat ndodheshin në shkarpëtin e lumit Pavilo në anë të fushave me misër i cili gjendet në afërsi të kodrës i quajtur Manzat në tre teritore të barabarta larguar nga njëra tjetra ku në to gjenden 42 bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa” nga këto 7 bimë u morën me cilësinë e provës materiale dhe u mbyllën në qesën e provës e u dërguan për ekspertizë. Pjesa tjetër e bimëve u asgjesuan nëpërmjet zjarrit.

Në këtë territor ku u gjendën bimët narkotike u gjetën dhe u sekuestruan me cilësi e provës materiale një bidon plastik, dy qese plasmasi me ngjyrë të bardhë, si dhe disa rroba të cilat u dërguan për ekzaminim laboratorik”.

Megjithatë Prokuroria duket se ende nuk ka ngritur akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike” ndaj Murtajt, në pritje të ekspertizës nga Tirana. Ai ndërkohë është lënë në masën “Arrest në burg” nga Gjykata për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, ndërkohë që shoku i tij Luan Ramaj është në masën “Arrest në shtëpi” ndërsa i vëllai Mullez Murtaj është lënë i lirë në masën “detyrim paraqitje”.

Të këshilluara

Gaza mes krizës humanitare, India ofron ndihma

Ndihma humanitare e Indisë për Gazën mbërriti në Egjipt të dielën, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, Adrindam Bagchi në një postim në X...

08:57

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI