Flash

FOTOLAJM/ Policia në shtëpinë e Sali Berishës

Lapsi.al 23 October 2023
FOTOLAJM/ Policia në shtëpinë e Sali Berishës

Ndërsa pritet që dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi të njihet me masën e rivlerësuar të sigurisë, në banesën e Sali Berishës janë paraqitur përfaqësues të Policisë Gjyqësore.

Tre oficerë të Policisë Gjyqësore kanë hyrë në pallatin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kanë qëndruar aty për pak minuta. Mbetet për t'u sqaruar arsyeja e paraqitjes së tyre në banesën e Berishës, ndërkohë që pronat e dhëndrit të tij janë sekuestruar tashmë me urdhër të SPAK.

Në njoftimin e prokurorisë është njoftuar se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI