Flash

Opozita serbe: Vuçiç të sanksionohet për sulmin në veri të Kosovës

Lapsi.al 23 October 2023
Opozita serbe: Vuçiç të sanksionohet për sulmin në

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar letrën e opozitës drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrelli, në të cilën ata kërkojnë që të sanksionet në lidhje me sulmin në Banjskë të zbatohen kundër tij personalisht dhe jo ndaj Serbisë, raporton politica.rs.

Vuçiç është shprehur i tronditur dhe sipas tij, ky është rast unik në botë që dikush nga opozita kërkon sanksione ndaj vendit të tij.

“Nuk ka ndodhur kurrë që opozita t’i kërkojë një vendi sanksione ndaj presidentit, është një qasje e papërshtatshme, joserioze, antishtetërore, antipopullore, u trondita. Kur kërkon sanksione ndaj presidentit të një vendi, atëherë krijon një imazh të keq për vendin dhe kjo ndikon në investime dhe gjithçka tjetër. Opozita thotë se “faji nuk është i Prishtinës dhe Albin Kurtit, por i Serbisë”, tha ai.

Presidenti i Serbisë komentoi edhe vizitën e zyrtarëve të lartë në Beograd në 21 tetor.

Vuçiç tha se nuk mund të flas për detaje, pasi kjo është marrëveshja, por sipas tij qëllimi i tyre përfundimtar është njohja e Kosovës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI