Flash

Nesër seancë gjyqësore për marrjen në pyetje të Sali Berishës

Lapsi.al 23 October 2023
Nesër seancë gjyqësore për marrjen në pyetje të

Ish-kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje gjatë së martës në orën 14:00. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një seancë të posaçme ku Berisha do të merrej në pyetje si person nën hetim.

Ndërsa ende nuk ka një vendim nga Parlamenti dhe Berisha ka deklaruar më herët se nuk e njeh vendimin e Gjykatës, ende nuk dihet nëse do t’i përgjigjet kësaj kërkese.

Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën. Pas këtij momenti, ish-kryeministrit Berisha është ai që vendos nëse do të jetë i pranishëm apo jo në seancë ose mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin.

Lexo më tej: Kronologjia/ Si arriti SPAK tek “provat” e korrupsionit të Berishës 

Seanca është caktuar ndërkohë që dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet prapa hekurave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Atje janë ndërtuar disa kulla. Ndaj Berishës, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimi i pasaportës për të dalë nga vendi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI