Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Gjykata e Posaçme jep vendimin për Jamarbër Malltezin

Lapsi.al 23 October 2023
Gjykata e Posaçme jep vendimin për Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar rrethotës 20.00 të hënës masën e sigurisë “arrest në burg” për Jamarbër Malltezin. Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit "Partizani".

Jamarbër Malltezi u arrestua pasditen e së shtunës në aeroportin e Rinasit, pas kërkesës së SPAK dhe urdhër arrestit të miratuar nga GJKKO. Sot, Gjykata e Posaçme vendosi ta lërë në fuqi të njëjtën masë sigurie. Jamarbër Malltezi kërkoi shfuqizim të masës së sigurisë, ndërsa avokatët e tij pretenduan se nuk ka vepër penale.

Por trupa gjykuese nuk i mori parasysh këto kërkesa. Edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi u la në fuqi masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit. të martën në orën 14.00 është thirrur për t'u marrë në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha. 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një seancë të posaçme ku Berisha do të merrej në pyetje si person nën hetim. Ende nuk ka një vendim nga Parlamenti ndërsa Berisha ka deklaruar më herët se nuk e njeh vendimin e Gjykatës. Ende nuk dihet nëse Berisha do t’i përgjigjet kësaj kërkese.

Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën. Pas këtij momenti, ish-kryeministrit Berisha është ai që vendos nëse do të jetë i pranishëm apo jo në seancë ose mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin.

Seanca është caktuar ndërkohë që dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet prapa hekurave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Atje janë ndërtuar disa kulla. Ndaj Berishës, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimi i pasaportës për të dalë nga vendi. /LAPSI.al

Lexo më tej: Kronologjia/ Si arriti SPAK tek “provat” e korrupsionit të Berishës

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI