Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

KLSH: Sistemi elektronik i Tatimeve në situatë kritike, mund të cenohet fiskalizimi

Lapsi.al 23 October 2023
KLSH: Sistemi elektronik i Tatimeve në situatë kritike, mund të

Të dhënat e tatimpaguesve kalojnë në sistemin e Fiskalizimit në fund të çdo dite, që do të thotë se në mungesë të të dhënave nga e-Tax, funksionimi i rregullt i fiskalizimit është i cenuar në lidhje me: subjektet e reja, ndryshimet e të dhënave për statusin e aktivitetit, niveli i taksimit, ndryshimet te punonjësit, si dhe kalimi automatik i librave të shitjes dhe të blerjes. Sistemi elektronik i tatimeve e-Taxation është bërë pjesë e një auditimi teknologjie nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ka dalë në përfundimin se gjendja në të cilin ndodhet është kritike dhe ndërlidhja që ka me sisteme të tjera mund t’i cenojë këto të fundit.

Sipas audituesve, të dhënat e sistemit e-Taxation i nevojiten dhe sistemit të Fiskalizimit, ku të dhënat e tatimpaguesve kalojnë në sistemin e Fiskalizimit në fund të çdo dite, që do të thotë se në mungesë të të dhënave nga e-Tax, funksionimi i rregullt i fiskalizimit është i cenuar në lidhje me: subjektet e reja, ndryshimet e të dhënave për statusin e aktivitetit, niveli i taksimit, ndryshimet te punonjësit, si dhe kalimi automatik i librave të shitjes dhe të blerjes.

“Nga auditimi u konstatua se pajisjet fizike të sistemit e-Taxation janë në një situatë tejet kritike, një sistem ky shumë i rëndësishëm për DPT, nisur nga veprimet operacionale që kryhen aty si nga ana e biznesit, administratës tatimore, ashtu dhe nga institucionet e tjera me të cilat janë ndërtuar ndërveprime me të dhëna të këtij sistemi”.

Ky konstatim bazohet në të dhënat mbi hapësirën e lirë në servera dhe në storage (ruajtje) e cila paraqitet rreth masës 90%, pra pothuajse në ezaurim.

Megjithëse gjatë auditimit në terren u hap procedura për mirëmbajtjen e sistemit e-Taxation, ne vlerësojmë se ndërprerja nuk do të mund të sigurohet, për arsye se sistemet informatike nuk mund të jenë funksionalë nëse pajisjet janë në ezaurim të hapësirës së tyre dhe funksionojnë në limitet e ciklit jetësor dhe me sisteme operimi jashtë suportit teknik, që do të thotë i pasigurt” nënvizon raporti.

Audituesit nënvizojnë se mundësia për ndërprerjen dhe pamundësia për ta vënë në funksion, në një kohë të shkurtër sistemin e-Taxation, është shumë e lartë. Në këtë kontekst KLSH thekson se AKSHI dhe Tatimet duhet të marrin masa për situatën.

“Hapësira fizike e zënë për serverët dhe pajisjet storage me përfundimin e auditimit në terren ishte në masën 90%, pothuajse në ezaurim. Hapat e ndërmarrë ndërmjet DPT-s dhe AKSHI-t për rinovimin e pajisjeve fizike ku qëndron sistemi e-Taxation janë në nivel diskutimi dhe ende nuk është arritur në një vendimmarrje. DPT ka planifikuar një fond për të cilin AKSHI shprehet se nuk është i mjaftueshëm, por në kushtet kur DPT nuk i disponon më asetet rrjedhimisht planifikimi i fondeve për rinovim duhet të plotësohet nga administratori dhe poseduesi i këtyre aseteve që është AKSHI” vlerëson raporti./Monitor

Të këshilluara

Gaza mes krizës humanitare, India ofron ndihma

Ndihma humanitare e Indisë për Gazën mbërriti në Egjipt të dielën, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, Adrindam Bagchi në një postim në X...

08:57

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI