Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Ish-kompleksi ‘Partizani’/ Berisha: Privatizimin e ka nisur PS

Lapsi.al 23 October 2023
Ish-kompleksi ‘Partizani’/ Berisha: Privatizimin e ka nisur PS

Në një konferencë për mediat, Sali Berisha paraditen e sotme ka dhënë përgjigje për akuzat që SPAK ka nisur në drejtim të tij.

Berisha ka hedhur poshtë pretendimin se privatizimin e ka nisur qeveria e tij.

Berisha ka thënë se privatizimin ka nisur në kohën e qeverisë së Partisë Socialiste me Kryeministër Fatos Nanon.

Berisha: "Së katërti, cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë. Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt. Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente. Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente. Së shtati nuk gjejnë asnjë provë penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, dhe është groteske që kanë manipuluar qindra dokumenta të cilat kanë arrestuar bazuar mbi dyshime.

Në dacibaon e tij, shkruan se kthimi i tokës ka nisur në vitin 2007 dhe përbën vepër penale dhe bazohet në fshehjen dhe dhjetra dokumentave zyrtare. Këto dokumenta zyrtare tregojnë se procesi ka nisur në vitin 1994 deri në vitin 2005. Në amoralitet të plotë politik, Edvini dhe skapistët e tij, aludoi ndaj meje se unë reformën e pronësisë dhe programet themelore të kompesimit të pronave dhe të letrave me vlerë, i paska ndërrmarë për t’i dhënë pronat e tij dhëndrit tim. Sipas tyre për këtë qëllim dhe amendova ligjin e vitit 2004 dhe zgjata procesin për t’i dhënë atyre privatizimin. Po Fatos Nano që para meje kishte zgjatur procesin, e kishte bërë këtë për dhëndrin tim? Jeni turp i ligjit.

Në parim ai ligj synonte mbrojtjen e interesave të shtetit nga abuzimet por edhe subjektet private. Të përdoreshin dokumenta të gjëra për të vërtetuar pronësinë. Kishte shumë subjekte dhe shumë pronarë që në vitin 2008."

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI